Skip to main content

Posts

Hakerat Shqipëtar Bllokuan Milliona Dollarë Nga Skema Piramidale BigCommerce+

  Hakerat Shqipëtar Bllokojnë Miliona Dollarë Nga Skema Piramidale BigCommerce+ Kësaj Radhe Në Sy Të Keqë Ishte 🇭🇰HongKongu🇭🇰 Ku Billioneri Humbë Serverat E Kompanis Së Ti Me Miliona Dollar Kësaj Here Sulmi Kibernetik U Organizua Nga R.M.V Hakeri Shkupjan Me Nofkën CyberPython Rikthehët Në Lojë Me Organizatën E Ti (ImperialHackZone) Nga Disa Informata Organizata ImperialHackZone Kame Fillu Me Sulme Të Reja Kësaj Here Operacioni Do Të Jetë DarkWeb Dhe Pritenë Të Bllokohen Miliona Servera Të Jasht Ligjshme...
Recent posts

The Nazi "N" Project Nga B.Z aKa CyberPython

  Lufta e re e teknologjis po shpërthen hakeri famkeq B.Z pritetë çë në vitin 2022 ta lancojë programin e tijë The Nazi "N" Project porë çka ësht në të vërtet ki program dhe çfarë qëllimi ka nëse delë në tregë The "N" Project në vitin 2020 u anulua nga shërbimet sekrete (CIA) kurse në gushtë u postua lajmi nga B.Z se projekti po vazhdonë të punohet në të vërtet nëse The Nazi "N" Project lancohet blerësit me njohuri në gjuhë programuese do ta kenë më lehtë të hakojnë çdo gjë si psh:Rrjetet Sociale dhe Bankat Online dhe shumë gjëra tjera për kët arsye qeveria e SHBA've e ndalojë kët projektë në vitin 2020 pa e dënuar programuesin. 

Apple “zbut” rregullat e App Store për shërbime të tilla si Spotify dhe Netflix

Apple ka rënë dakord të bëjë ndryshime modeste për të lehtësuar rregullat e saj në App Store pasi u përball me vërejtje nga rregullatorët në të gjithë botën. Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Apple do të lejojë kompani të tilla si Spotify (SPOT) dhe Netflix (NFLX) të drejtojnë klientët në faqet e tyre të internetit për të bërë pagesa, duke i lejuar ata të shmangin më lehtë tarifat e vendosura nga App Store. Ndryshimet, të cilat do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, do të bëjnë pak për aplikacionet që ofrojnë blerje brenda aplikacionit për mallra dhe shërbime të tilla si lojërat. Sidoqoftë, Phil Schiller, një anëtar i Apple që mbikëqyr App Store, mbrojti mënyrën e pagesës së kompanisë, e cila tha se krijon një “përvojë të sigurt për përdoruesit, ndërsa i ndihmon ata të gjejnë dhe përdorin aplikacione të shkëlqyera në pajisjet që duan”. Koncesioni thuhet të ishte pjesë e një marrëveshjeje me rregullatorin anti-trust të Japonisë me rregullin e ri që përfundoi një h...

TikTok tejkalon YouTube për ‘kohën mesatare të shikimit’ në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar

Përdoruesit e aplikacioneve në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA po shpenzojnë më shumë kohë në TikTok sesa në YouTube, sugjeron një raport i ri. Të dhënat nga firma e monitorimit të aplikacioneve App Annie tregojnë se koha mesatare për përdorues, e shpenzuar në aplikacione është më e lartë për TikTok, duke treguar nivele të larta angazhimi. Sidoqoftë, YouTube mban vendin e parë për kohën e përgjithshme të kaluar – jo për përdorues – pasi ka shumë më tepër përdorues në përgjithësi. Gjiganti i videove në pronësi të Google ka rreth dy miliardë përdorues mujorë, ndërsa të dhënat më të fundit publike të TikTok sugjeruan se kishte rreth 700 milionë në mesin e vitit 2020. Bëhet fjalë për një analizë të bërë nga App Annie që është e specializuar në analizën e tregut të aplikacioneve. Treguesi “koha e kaluar” në raportin e tij llogaritet vetëm për telefonat Android – por gjithashtu nuk përfshin Kinën, ku TikTok – i njohur në vend si Douyin – është një aplikacion kryesor.

Amazon pritet të prodhojë televizorë dhe ata do të jenë me ekran të madh

Gjiganti i tregtisë online Amazon thuhet se po përgatitet të lansojë televizorët e vet. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, televizorët me ekran të madh ka të ngjarë të dalin në treg në tetor. Sipas raporteve, televizorët do të kenë Alexa dhe do të jenë në rangun prej 55-75 inç. Televizorët Amazon ka të ngjarë të projektohen dhe prodhohen nga palë të treta siç është TCL. Thuhet se kompania ka punuar në TV për dy vjet dhe sipas një raporti në Business Insider, televizorët fillimisht do të lansohen në SHBA. Sidoqoftë, në Indi kompania ofron televizorë të markës Amazon Basics. Ajo gjithashtu është bashkuar me BestBuy në mënyrë që të shesë TV Toshiba dhe Insignia të mundësuar nga programi Amazon Fire TV. Ky është vetëm një hap tjetër për kompaninë për të ndërtuar një ekosistem të ngjashëm me Apple me ofertat e tij të Amazon Prime Video, Alexa, Fire TV Stick, si dhe platformën e tij të tregtisë online. Amazon ende nuk ka thënë asgjë zyrtarisht, megjithatë, me fillimin e prodhimit të...

Pritjes i vjen fundi, Apple zbulon datën e lancimit të iPhone 13

Kompania Apple ka njoftuar sot se eventi vjetor do të mbahet më 14 shtator, dhe pritet që të prezantohet iPhone i ri. Kompania gjithashtu mund të njoftojë Apple Watch të ri dhe AirPods. Eventi do të jetë online dhe do të transmetohet në faqen e Apple, njësoj si vitin  e shkuar. Apple zakonisht njofton lajmet e tij për iPhone në shtator. Por vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, Apple njoftoi iPhone 12 në tetor. Eventi i shtatorit u përdor për të zbuluar Apple Watch Series 6, Apple Ëatch SE, iPad -in e ri, një shërbim abonimi dhe një komplet të quajtur Apple One. Është e mundur që Apple të bëjë diçka të ngjashme këtë vit. Kompania pritet të përmirësojë MacBook Pro dhe iPad këtë vjeshtë, të paktën nëse i përmbahet orarit të saj vjetor. Pajisjet e reja të Apple pritet të përfshijnë një iPhone 13 mini, një iPhone 13 Pro dhe një iPhone 13 Pro Max. Dizajni nuk do të jetë rrënjësisht i ndryshëm nga iPhone 12, por informacione të ndryshme janë bërë publike, të tilla si shkalla e rifreski...